Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Komuna e Tearcës me numër emergjent për zjarrfikësit
Lajmi i Fundit

Komuna e Tearcës me numër emergjent për zjarrfikësit

Komuna e Tearcës ka njoftuar të gjithë banorët e saj se Njësia Kundër Zjarrit është në gjendje gatishmërie të plotë për çdo situatë emergjente. Përmes një komunikate zyrtare, komuna ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit për ndërhyrje të shpejta.

Të gjithë qytetarët që ballafaqohen me raste zjarri apo emergjenca që kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve, duhet të kontaktojnë menjëherë në numrin: +389 76 277 092

Udhëzime për qytetarët:

Për të siguruar një ndërhyrje sa më efikase dhe për të kursyer kohë gjatë rasteve kritike, autoritetet komunale kërkojnë nga qytetarët që gjatë thirrjes:

  • Të japin adresën e saktë të vendndodhjes.
  • Të përshkruajnë qartë situatën dhe llojin e rrezikut.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është esencial për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pronës e jetës në komunën tonë,” thuhet në njoftimin e Komunës së Tearcës.

Comments are closed

Related Posts