Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Drejtori Elezi, pret në takim ministrin Hoxha: Pritet ndryshimi i ngrohjes së spitalit, prej nafte, me gaz natyror
Lajmi i Fundit

Drejtori Elezi, pret në takim ministrin Hoxha: Pritet ndryshimi i ngrohjes së spitalit, prej nafte, me gaz natyror

“Sot, drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, dr. spec. Erzen Elezi, priti në një takim zyrtar ministrin e Ekologjisë, Muhamet Hoxha, së bashku me ekipin e tij nga ministria.

Takimi u fokusua në një çështje me rëndësi të veçantë për mjedisin dhe shëndetin publik, konkretisht në modernizimin e sistemit të ngrohjes në këtë institucion shëndetësor.

Gjatë takimit, u shqyrtua mundësia e kalimit nga sistemi ekzistues i ngrohjes me naftë në një sistem më bashkëkohor dhe më miqësor ndaj mjedisit, bazuar në përdorimin e gazit natyror. Ky transformim përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të reduktimit të ndotjes së ajrit, përmes uljes së emetimeve të gazeve të dëmshme që rezultojnë nga përdorimi i naftës, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tetovë.

Ministri Hoxha theksoi se përmirësimi i cilësisë së ajrit mbetet një nga prioritetet kryesore të ministrisë, duke nënvizuar se realizimi i projekteve të tilla ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes dhe avancimin e standardeve mjedisore. Ai shtoi se përdorimi i gazit si alternativë më ekologjike do të ndikojë në përmirësimin e përgjithshëm të ajrit në Tetovë, qytet i cili vazhdimisht përballet me sfida në këtë drejtim.

Nga ana e tij, drejtori Elezi theksoi nevojën urgjente për realizimin e këtij investimi, duke vënë në pah se sistemi aktual i ngrohjes me naftë është i amortizuar, ekonomikisht më i kushtueshëm dhe me ndikim të konsiderueshëm negativ në mjedis. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm institucional në funksion të implementimit të këtij projekti.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkretë në fazat e ardhshme, me qëllim realizimin e projektit për sistemin e ri të ngrohjes, duke synuar përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit në Tetovë”, ka kumtuar, drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts