Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Arrestohen dy administratorë të një tregu ilegal online dhe sekuestrohen kompjuterë e telefona, në R. të Madhe
Kronika e Zezë

Arrestohen dy administratorë të një tregu ilegal online dhe sekuestrohen kompjuterë e telefona, në R. të Madhe

Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vepruar sipas informacioneve fillestare të marra nga FBI, ka realizuar një hetim të përbashkët të koordinuar lidhur me një treg ilegal online të njohur si „OLVX“. Sipas të dhënave të siguruara, ky treg online ishte aktiv që nga korriku i vitit 2023 dhe funksiononte përmes disa domeneve të internetit, duke përmbajtur një bazë të detajuar të të dhënave personale të kompromituara për regjistrimin e llogarive të klientëve dhe shitësve.

Në këtë platformë janë regjistruar mbi 2.600 llogari përdoruesish dhe mbi 1.500 llogari shitësish, ndërsa vlera totale e shitjes së artikujve kalon shifrën prej 500.000 dollarëve amerikanë.

Në kuadër të procedurës, dhe në bazë të urdhëresës gjyqësore të lëshuar nga Gjykata Themelore e Tetovës, është kryer bastisje në fshatin Reçicë të Madhe të Komunës së Tetovës te të dyshuarit A.E. i moshës 20 vjeçare dhe A.I. i moshës 23 vjeçare, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se janë administratorë të këtij tregu online. Gjatë bastisjes, ata janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale dhe me këtë rast janë sekuestruar kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do të jenë lëndë e analizës forenzike dhe do të shërbejnë si prova në procedurën penale, ndërsa personat janë privuar nga liria. Sektori për Krim Kompjuterik po vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sigurimin e provave relevante sipas rregulloreve ligjore në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts