Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari: “Filluam vaksinimin e haxhilerëve, nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit”
Lajmi i Fundit

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari: “Filluam vaksinimin e haxhilerëve, nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit”

Ekipi i repartit të Epidomiologjisë, ka filluar sot vaksinimin e haxhilerëve nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, ka bërë të ditur në rrjetet sociale, drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik të Tetovës, Shaqir Zulbeari.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, së bashku me ekipin e repartit të Epidemiologjisë, filluam procesin e vaksinimit të haxhilerëve nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe për një udhëtim sa më të sigurt drejt vendeve të shenjta.

Falënderoj sinqerisht të gjithë profesionistët shëndetësorë për përkushtimin, korrektësinë dhe punën e palodhur në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht, u uroj haxhilerëve shëndet të plotë, rrugë të mbarë dhe pranim të ibadeteve të tyre.

Angazhimi ynë vazhdon me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të garantuar siguri dhe kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë“, përfundon, kumtesa e Qendrës së Shëndetit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts