Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti për takimin me Hoxhën: VLEN garanton të drejtat e shqiptarëve dhe i avancon ato
Lajmi i Fundit

Mexhiti për takimin me Hoxhën: VLEN garanton të drejtat e shqiptarëve dhe i avancon ato

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ka folur edhe për takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha në Tiranë.

Sipas Mexhitit, ky ka qenë një takim në kuadër të procesit njohës këtu dhe se VLEN si subjekt garanton të drejtat e shqiptarëve dhe i zhvillon dhe avancon ato.

“E informova se qeveria lëviz në frymën e Marrëveshjes së Ohrit që është pjesë e kushtetutës së Maqedonisë. Ligji i gjuhëve fatkeqësisht që nuk është ligji i gjuhës shqipe, nuk është cenuar asnjë milimetër përdorimi zyrtar i saj dhe mundohemi këtë të avancojmë”, ka thënë Mexhiti.

Sa i takon përfaqësimit si shtyllë e MO-së, viti 2025 sipas Mexhitit, është viti më i suksesshëm për përfaqësimin, ku mbi 2 mijë shqiptarë janë inkuadruar në administratën shtetërore dhe publike.

“E kemi ngrit nivelin prej një mekanizmi statistikor siç ishte balancuesi për herë të parë pas 20 viteve në Ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve. E kemi lëviz edhe shtyllën e decentralizimit ku përfituan mjaft komuna shqiptare. Po ndodhë një rilindje dhe revolucion i investimeve kapitale në komunat shqiptare dhe punojmë edhe në shtylla tjera që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare”, ka thënë Mexhiti.

Comments are closed

Related Posts