Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi: Ali Ahmeti u bë avokat i antishqiptarëve: “Ju intereson pushteti edhe kur shqiptarët rrihen, e montohen
Ballina

Azizi: Ali Ahmeti u bë avokat i antishqiptarëve: “Ju intereson pushteti edhe kur shqiptarët rrihen, e montohen

Reagim i ashpër nga deputeti i Lëvizjes VLEN, Adnan Azizi, drejtuar liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Sipas Azizit, BDI ka rënë në nivelin e relativizimit dhe amnistimit të krimeve ndaj shqiptarëve vetëm për të ruajtur karriget e pushtetit. Deputeti i Lëvizjes VLEN, Adnan Azizi, përmes një reagimi publik ka goditur ashpër udhëheqësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i akuzuar ata për hipokrizi dhe tradhti ndaj interesave kombëtare në këmbim të pushtetit.

Azizi ka theksuar se ka dëshmi personale që vërtetojnë se kush janë “vazalët e vërtetë” në skenën politike, duke iu referuar direkt qasjes së BDI-së ndaj figurave që kanë kryer krime mbi shqiptarët.

“Pushteti mbi gjakun e shqiptarëve”
Në reagimin e tij, Azizi nuk ka kursyer fjalët, duke e quajtur liderin e BDI-së një “hipokrit” që në kohë pushteti shndërrohet në avokat të figurave antishqiptare.Kur ky hipokriti është në pushtet relativizon, amniston dhe arsyeton, bile i bëhet avokat një krimineli dhe antishqiptari që kreu krime ndaj shqiptarëve,” shprehet Azizi në reagimin e tij.

Akuzat për montime dhe heshtje
Sipas eksponentit të VLEN, shqetësimi i vetëm i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë viteve ka qenë mbajtja e pozitave administrative, duke mbyllur sytë para rasteve të rënda që kanë goditur popullatën shqiptare.

“Juve gjithmonë u ka interesuar vetëm pushteti. Nëse jeni në pushtet, gjithçka është OK, pavarësisht nëse vriten, burgosen, rrihen apo montohen shqiptarët,” përfundon Azizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts