Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Mbi 30 plumba të shkrepur në vendngjarje, viktima ishte arrestuar më herët për vrasje. Krejt çka dihet për atentatin e dyfishtë në Lezhë
Kronika e Zezë

Mbi 30 plumba të shkrepur në vendngjarje, viktima ishte arrestuar më herët për vrasje. Krejt çka dihet për atentatin e dyfishtë në Lezhë

Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Makina me të cilën ata po lëviznin u godit më mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje, raporton Top Channel, përcjellë Pollogu.news.

Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts