Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Aliu: Institucionet shëndetësore do të pajisen me 100 ambulanca të reja
Lajmi i Fundit

Aliu: Institucionet shëndetësore do të pajisen me 100 ambulanca të reja

Pas përfundimit të seancës së Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë shpalli prokurimin publik për 100 ambulanca të reja me pajisje mjekësore të përmirësuara për institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin.

Vlera totale e investimit është 461,250,000 denarë. Afati ligjor për dorëzimin e ofertave është aktualisht në vazhdim.

“Prokurimi i 100 ambulancave të reja do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur urgjencave dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase me transport të shpejtë dhe në kohë të pacientëve në institucionet përkatëse shëndetësore. Automjetet janë të pajisura me pajisje mjekësore të përmirësuara, dhe duke i shpërndarë ato në institucione në të gjithë vendin, ne sigurojmë mbulim më të mirë në të gjitha zonat, veçanërisht në zonat rurale”, shpjegon Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Comments are closed

Related Posts