Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Mjekë dermatologë dyshohen për vepra kriminale
Ballina

Mjekë dermatologë dyshohen për vepra kriminale

Në një aksion të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPQK), sot u kap një grup i organizuar kriminal i përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se si pjesë e aksionit, pas një urdhri të mëparshëm gjyqësor, po kryhen kontrolle në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Manastir.

Si pjesë e aksionit u arrestuan disa persona, nga ku thuhet se disa prej tyre janë të punësuar si mjekë në klinikat e Shkupit dhe janë pronarë të praktikave dermatologjike. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjeruar aksionin për të zbuluar importin e paligjshëm të pajisjeve mjekësore, të cilat janë përdorur për procedura estetike. 

Prokuroria Themelore Publike 

“Aksioni është rezultat i ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale të bashkimit kriminal, shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimit të paautorizuar të kompanisë së tjetrit dhe marrjes së ryshfetit”.

Mjekët nga klinikat dhe praktikat private të Shkupit janë arrestuar tashmë, pas kontrolleve që u kryen dje në Shkup, Manastir dhe Strumicë.

https://www.youtube.com/watch?t=6&v=C9djPiqrOyo

Comments are closed

Related Posts