Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Deputetët e Frontit Evropjan braktisin debatin në komision për shfuqizimin e Qeverisë teknike!
Lajmi i Fundit

Deputetët e Frontit Evropjan braktisin debatin në komision për shfuqizimin e Qeverisë teknike!

Deputetët e Frontit Europian e braktisën debatin në komision për propozim-ndryshimet që lidhen me shfuqizimin e Qeverisë teknike, pasi asnjë nga amendamentet e tyre nuk u pranua.

Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre.

Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.

Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.

Zhvillimet e fundit e thellojnë tensionin politik rreth ndryshimeve të propozuara, veçanërisht sa i përket së ardhmes së Qeverisë teknike dhe rregullave zgjedhore, ndërsa opozita paralajmëron mungesë të përfshirjes në proces, kurse pushteti insiston në nevojën për reforma.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts