Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Studenti në qendër të reformës në arsimin e lartë, ligji i ri synon cilësi dhe përfshirje në vendimmarrje
Lajmi i Fundit

VLEN: Studenti në qendër të reformës në arsimin e lartë, ligji i ri synon cilësi dhe përfshirje në vendimmarrje

Koalicioni VLEN vlerëson se reforma në arsimin e lartë është domosdoshmëri dhe se studenti duhet të jetë në qendër të ndryshimeve që po propozohen me Ligjin e ri për arsim të lartë.

Në një paraqitje publike në Shkup, Xhan Dika, student i ciklit të dytë, në emër të VLEN-it tha se arsimi i lartë prej vitesh është përballur me probleme të akumuluara, të cilat, sipas tij, kanë krijuar pasiguri te të rinjtë dhe kanë nxitur mosbesim se studimet ofrojnë gjithmonë perspektivën e duhur.

Sipas tij, ligji i ri duhet parë si një përgjigje ndaj nevojës për reforma dhe si hap për rregullimin e një fushe që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë.

VLEN theksoi se në thelb të këtij ligji është studenti, duke nënvizuar se për herë të parë parashihet që studentët të jenë pjesë e Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë, duke u përfshirë drejtpërdrejt në proceset e vendimmarrjes.

Sipas VLEN-it, kjo paraqet ndryshim të rëndësishëm, pasi studentët nuk do të jenë vetëm përfitues të vendimeve, por edhe pjesëmarrës në krijimin e politikave për arsimin e lartë.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se ligji synon rritjen e cilësisë në arsimin universitar, me fokus në standarde më serioze, diploma me vlerë reale dhe përgatitje më të mirë të të rinjve për tregun e punës.

“Sa më shumë cilësi dhe perspektivë të ndërtojmë këtu, aq më shumë arsye do të kenë të rinjtë të qëndrojnë në vend”, u tha në qëndrimin e VLEN-it.

Koalicioni vlerësoi se mbështet këtë zgjidhje ligjore si hap të domosdoshëm drejt një sistemi më cilësor, ku, sipas tyre, rritet roli i studentit dhe forcohet shpresa e të rinjve për të ardhmen.

Në fund, VLEN ritheksoi se arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar dhe se reformat në arsim mbeten pjesë e angazhimeve të saj politike.

Comments are closed

Related Posts