Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Elezi: Pranohet donacion i ri në Spitalin e Tetovës, pajisje CTG për përmirësimin e kujdesit në gjinekologji
Lajmi i Fundit

Elezi: Pranohet donacion i ri në Spitalin e Tetovës, pajisje CTG për përmirësimin e kujdesit në gjinekologji

Sot në spitalin e Tetovës u pranua një donacion i ri i rëndësishëm në shërbim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor. Drejtori i institucionit, Erzen Elezi, së bashku me ekipin e tij, mirëpritën pajisjen mjekësore CTG, e destinuar për repartin e gjinekologjisë.
Bëhet fjalë për një aparat modern që shërben për monitorimin e gjendjes së pacientes dhe të kontraksioneve gjatë shtatzënisë dhe procesit të lindjes, duke mundësuar një ndjekje më të saktë dhe më të sigurt për nënën dhe foshnjën.

Nga spitali theksojnë se ky donacion përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së cilësisë së kujdesit për pacientët.
Drejtori Elezi shprehu mirënjohje për donatorët dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se investime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për qytetarët.

Comments are closed

Related Posts