Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Mahmut Ferati kujton vellain e vdekur:”Prej tij fillova të këndoj”
Kulturë/Showbiz

Mahmut Ferati kujton vellain e vdekur:”Prej tij fillova të këndoj”

Këngëtari i njohur nga Tetova, Mahmut Ferati, ka ndarë një rrëfim emocional për vëllanë e tij të ndjerë, duke treguar se pikërisht prej tij ka nisur rrugëtimin në muzikë,shkruan Pollogu.news

Në një paraqitje televizive, Ferati u shpreh se vëllai i tij, edhe pse i verbër, ishte një fizharmonikist i rrallë dhe një talent i jashtëzakonshëm. Ai kujtoi se e shoqëronte nëpër dasma, përvojë që ndikoi drejtpërdrejt në hapat e tij të parë në këngë.

“Vëllai im ishte i verbër, por një fizharmonikist i rrallë. E shoqëroja nëpër dasma dhe prej tij nisa të këndoj. Jetoi pak, por ishte shumë i veçantë”, u shpreh Ferati me emocione.

Gjatë intervistës, këngëtari foli edhe për krijimtarinë e tij muzikore ndër vite, si dhe për përfundimin e karrierës së tij si mësimdhënës i lëndës së muzikës, duke theksuar rëndësinë e edukimit artistik tek brezat e rinj.

Comments are closed

Related Posts