Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Levica: Kasami dikton politikat, reforma në arsim i ka prioritet universitetet shqiptare
Lajmi i Fundit

Levica: Kasami dikton politikat, reforma në arsim i ka prioritet universitetet shqiptare

Partia Levica ka reaguar ashpër ndaj takimit të fundit të kryetarit të Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetarit të VLEN-it, Bilall Kasami, me përfaqësues të Qeverisë dhe të Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës, duke ngritur dilema për reformat në arsimin e lartë dhe përfitimin e universiteteve shqiptare.

Në reagimin e partisë së Apasievit theksohet frika se reforma e arsimit të lartë krijon “një koncept që i ngjan një arsimi të lartë të federalizuar, të orientuar vetëm drejt universiteteve në gjuhën shqipe”.

“Edhe më shqetësues është pretendimi i tij i sigurt se kryeministri dhe MASH-i kanë pranuar gjithçka që është vendosur në tavolinë, ekskluzivisht në dobi të studentëve dhe universiteteve shqiptare, madje me indikacione se kjo do të zgjerohet edhe në fusha si provimi i jurisprudencës”, thotë Levica.

Reagimi i tyre vjen pasi VLEN arriti konsensus të plotë me partnerët e koalicionit për pakon e ligjeve për arsimin e lartë. Ligjet e reja përfshijnë kërkesat e universiteteve shqiptare, studentëve dhe stafit akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts