“Sot ekipi ynë i zjarrfikësve qëndroi për një vizitë pune në Gostivar. Zhvilluam një takim vëllazëror dhe profesional me kolegët e Gostivarit për të kordinuar punët tona. Bashkëpunimi dhe gatishmëria për t’i ofruar ndihmë njëri-tjetrit në raste nevoje është kyç për sigurinë e qytetarëve tanë. Bashkë jemi më të fortë!”, ka njoftuar, në Facebook, njësiti i zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.














