Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Ambasadorja e Norvegjis, Kristin Melsom viziton UEJL-në dhe takon rektorin Ibraimi
Lajmi i Fundit

Ambasadorja e Norvegjis, Kristin Melsom viziton UEJL-në dhe takon rektorin Ibraimi

Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi realizoi një takim zyrtar me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh. S. Kristin Melsom. Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit akademik dhe për të forcuar lidhjet institucionale midis UEJL-së dhe Norvegjisë.

Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Sh. T. Driton Kuçi dhe Këshilltarja për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare е UEJL-së, Prof. Dr. Besa Arifi.

Gjatë bisedës, Rektori Ibraimi dhe Ambasadorja Melsom theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave arsimore dhe realizimit të projekteve të përbashkëta që avancojnë cilësinë e kërkimit shkencor dhe edukimit.

Vizita e diplomates norvegjeze përkoi me punimet e Simpoziumit të Bibliotekistëve, një ngjarje madhore e organizuar nga Biblioteka Universitare “Maks van der Shtul” e UEJL-së në bashkëpunim me Asociacionin e Bibliotekave të Norvegjisë.

Comments are closed

Related Posts