“Një pakujdesi e vogël në natyrë mund të duket e parëndësishme për një moment, por për ne zjarrfikësit, ajo është fillimi i një beteje të gjatë me flakët, tymin dhe rrezikun.
Sot ju bëjmë thirrje nga zemra:
Mos ndizni zjarre në vende të pasigurta.
Mendoni dy herë para se të lini një shkrepëse apo cigare pas.
Bëhuni “syri” ynë në terren – nëse shihni tym, mos heshtni!
Mjafton një shkëndijë për të shkatërruar atë që natyrës i janë dashur shekuj për të krijuar. Mos lejoni që neglizhenca të shkruajë një histori hiri.
Le të jemi ne mbrojtësit e natyrës, jo shkaktarët e shkatërrimit të saj!
Gjithmonë në shërbimin tuaj, Ekipi i Zjarrfikësve”, ka shkruar, faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçishtë”, në Facebook.














