Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Njeriu i dytë në ministrinë e Stoilkoviqit, kapet me makinë zyrtare në Kumanovë
Ballina

Njeriu i dytë në ministrinë e Stoilkoviqit, kapet me makinë zyrtare në Kumanovë

Skandali i radhës me keqpërdorimin e mjeteve shtetërore ka përfshirë kabinetin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq.

Makina zyrtare e sekretarit shtetëror të kësaj ministrie, Vlladimir Stojanoviq është parë duke qarkulluar sot në ditë fundjave jopune nëpër Kumanovë.

Dëshmitë e siguruara duke na dërguar foto nga terreni tregojnë se ai përdor makinën zyrtare për qëllime private në qytetin e Kumanovës.

Ky veprim përbën shkelje sepse sipas rregulloreve qeveritare, të gjitha automjetet zyrtare duhet të qëndrojnë të parkuara në vendet e dedikuara, përveç rasteve kur ekziston një urdhëresë specifike dhe e dokumentuar për vizitë pune. Ky veprim bie ndesh me Dekretin për mënyrën e përdorimit të automjeteve zyrtare, i cili specifikon se mjetet e transportit shtetëror mund të përdoren ekskluzivisht për nevoja të institucionit dhe asnjëherë për lëvizje jashtë orarit pa një autorizim paraprak.
Përveç shkeljes së protokolleve të transportit, ky rast prek edhe Kodin e Etikës për Zyrtarët e Emëruar, i cili kërkon nga funksionaret mbrojtjen e pronës publike dhe amvisërimin me paratë e taksapaguesve. Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, përdorimi i resurseve shtetërore për përfitime personale klasifikohet si keqpërdorim i detyrës, për çka Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mund të iniciojë procedura disiplinore ose kërkesa për rimbursim të dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit.

Nga Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike pritet të japin sqarim zyrtar se pse sekretari Stojanoviq po përdor këtë makinë zyrtare në ditë jopune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts