Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin kryesor të Tiranës.
Pas mbylljes së fjalimeve, situata u përshkallëzua, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur forcën për të shpërndarë turmën. Sipas raportimeve nga terreni, disa protestues janë goditur dhe ndaluar nga efektivët.
Ndërkohë, organizatorët dhe protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Kuvendit, ku po vijon tubimi, ku pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një pjesë e protestuesve dhe disa deputetë të Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë në rrugë.
Teksa raportohet per lendimin e demokratit Klevis Balliu.














