Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti për Haqim Ramadanin: Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet
Ballina

Mexhiti për Haqim Ramadanin: Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Kanal 5 ka folur edhe për rastin e Haqim Ramadanit, i cili është angazhuar me punë në komunën e Çairit.

Mexhiti ka thënë se Haqimi ka përvojë në sferën e pushtetit lokal, është jurist i njohur dhe se me një përvojë të tillë nuk do ta linte në rrugë.

“Pas asaj betejë nuk kishte logjikë që të kthehet aty ku kryetar komune është kundërkandidati i tij. Unë Haqim Ramadanin me atë përvojë dhe si një politikan i shkëlqyeshëm, nuk do ta lë në rrugë.

Atë e mora nga komuna e Bërvenicës në komunën e Çairit që të angazhohet për atë që e di më mirë, pushtetin lokal. Ai ka qenë drejtor i Inspektoratit për pushtet lokal, për momentin vetëm është i punësuar. Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet”, ka thënë Mexhiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts