Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Haqim Ramadani, thotë se Bërvenicën e shitën mediat dhe gazetarët
Ballina

Haqim Ramadani, thotë se Bërvenicën e shitën mediat dhe gazetarët

Ish-kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar mediat dhe disa gazetarë për, siç tha ai, “shitje” gjatë zgjedhjeve lokale.

Ramadani thekson se gjatë fushatës zgjedhore shumë portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë kërkonin pagesë për mbështetje ose intervista, ndërsa sot, sipas tij, dalin dhe flasin për “shitje” të komunës.


“Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për ‘shitje’ të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet”, shkruan Ramadani.

Ai shton se gjatë zgjedhjeve asnjë medium, sipas tij, nuk i dha përkrahje kandidaturës së tij dhe se e gjithë fushata është zhvilluar me mjete minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts