Zv.kryetari i Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesi i VLEN-it Albi Qamili, në TV21 tha se Ligji aktual për përdorimin e gjuhëve e kufizon përdorimin e gjuhës shqipe me klauzolë demografike.
Qamili tha se VLEN punon që të zgjidh një herë përgjithmonë çështjet që prekin shqiptarët në vend, duke përfshirë edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe, edhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Përdorimi i gjuhës shqipe është i rregulluar me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas këtij ligji gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase, është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve. Sipas këtij ligji përdorimi i gjuhës shqipe është i kufizuar me klauzolë demografike. Ne punojmë që gjuha shqipe të jetë zyrtare si gjuhë e një populli shtet formues. Qytetarët e kanë kuptuar propagandën e partive opozitare dhe e angazhimin e VLEN-it për të zgjidhur këto çështje”, tha mes tjerash Qamili.















Comments are closed