“Ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale në Bogovinë
Sot, falë vigjilencës dhe reagimit të menjëhershëm të ekipit të zjarrfikësve, u parandalua një dëm më i madh në fshatin Bogovinë.
Pas marrjes së njoftimit për një veturë që ishte përfshirë nga flakët, ekipi arriti në vendngjarje në kohë rekord. Falë profesionalizmit të tyre, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht, duke shmangur rrezikun për shtëpitë përreth dhe kalimtarët.
Siguria e qytetarëve mbi të gjitha”, ka njoftuar në Facebook, njësiti i zjarrfikësve “Bogovinë-Vrapçisht”.















Comments are closed