Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “Nuk e kuptova pse unë qava për të”, Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime
Kulturë/Showbiz

“Nuk e kuptova pse unë qava për të”, Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe marrëdhëniet që ka pasur me disa prej banorëve.

Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Shëndriti për të cilin tha se ka kaluar momente të vështira emocionale gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja,” u shpreh ajo.

E pyetur për mendimin që ka sot për Shëndritin, Edisa u përgjigj pa hezitim duke e cilësuar atë si “një lëpirës me shënime”.

“E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother,” tha ajo.

Gjithashtu, Edisa shtoi se nuk beson që afrimiteti i tij me Selinën ka qenë i natyrshëm, por pjesë e një strategjie loje.

“Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai,” deklaroi Edisa.

Comments are closed

Related Posts