Në një kohë kur emigrimi mbetet një sfidë e madhe për shoqërinë tonë, një histori suksesi po thyen të gjitha parashikimet në rajonin e Pollogut.
Zeqirja Reshiti, me prejardhje nga Gurgurnica, ka marrë vendimin e guximshëm duke lënë Gjermaninë për t’u rikthyer përfundimisht në vendlindje, ku ka investuar gjithë përvojën, kapitalin dhe dijen e fituar në mërgim. Ai sapo ka hapur në Tetovë një nga kompanitë më të mëdha të rajonit për skele profesionale me emrin DONI GERUSTBAU, një investim gjigant që sjell për herë të parë standardet më të larta të sigurisë dhe teknologjisë gjermane direkt në tregun vendas.
Ky projekt nuk përfaqëson vetëm një biznes të ri, por është një mesazh i fuqishëm patriotik dhe ekonomik për të gjithë diasporën, duke dëshmuar se suksesi i vërtetë mund të ndërtohet edhe në shtëpi.
Kompania e re ofron një flotë të madhe pajisjesh moderne që garantojnë siguri maksimale në ndërtimtarisë, duke u bërë kështu një partner kyç për firmat ndërtuese në Tetovë dhe më gjerë.
Vendimi i z. Reshiti për të braktisur komoditetin e Gjermanisë në këmbim të kontributit për ekonominë lokale, po shihet si një dritë shprese për të rinjtë dhe si një thirrje e hapur që bashkatdhetarët tanë ta shohin vendlindjen si vendin më të mirë për investime serioze dhe afatgjata.
Tashmë, me cilësinë “Made in Germany” të aplikuar në zemër të Tetovës, sipërmarrja e Zeqirja Reshitit premton të vendosë standarde të reja profesionale, duke hapur njëkohësisht edhe vende të reja pune për komunitetin.















Comments are closed