Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Zbulohet bazë armatimi në Picallë/ Gjenden 9 armë dhe municione, arrestohet gruaja 66-vjeçare
Kronika e Zezë

Zbulohet bazë armatimi në Picallë/ Gjenden 9 armë dhe municione, arrestohet gruaja 66-vjeçare

Një bazë armatimi që dyshohet se furnizonte grupe kriminale është goditur nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Picalla”.

Operacioni u zhvillua pas sigurimit të informacioneve në rrugë operativo-ligjore, sipas të cilave në fshatin Picallë mbahej një arsenal armësh me qëllim shitjen tek grupe kriminale. Gjatë ndërhyrjes, efektivët identifikuan dhe goditën bazën e dyshuar, ku në banesën e shtetasit O. Q., u gjet një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Nga kontrolli u sekuestruan 5 armë automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu, një bajonetë, silenciator, si dhe uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë. Po ashtu, u gjetën rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Comments are closed

Related Posts