Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një prononcim në emisionin e përjavshëm “Gjurmë Speciale” në portalin Gjurmë.info, për herë të parë ka folur për zgjedhjet lokale dhe fitoren e tij kundrejt BDI-së në Saraj, komunë që llogaritej bastion i këtyre të fundit.
Elmazi tha se fitoren e tij e sollën qytetarët që vlerësuan programin e tij para oponentit.
Sipas tij, mes tjerash, fitorja erdhi si pasojë e faktit se atë e votuan edhe votuesit besnikë të BDI-së.
“Kam pasur dashamirë, përkrahës edhe nga subjekti oponent, në këtë rast nga BDI, të cilët më kanë përkrahur, kushtimisht thënë fshehurazi në këtë garë, që sot të jem përfaqësues i tyre politik”, deklaroi Elmazi për Gjurmë.info.
Tha se një pjesē e konsiderueshme e BDI-së, votuan për të.















Comments are closed