Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Padi ndaj drejtorit i cili gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë
Lajmi i Fundit

Padi ndaj drejtorit i cili gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 66 vjeçarit i cili dyshohet se gjatë vitit 2024 ka kryer pagesa të kundërligjshme në llogari të tij.

“I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të konviktit komunal të nxënësve “Boro Menkov” në Kriva Pallankë, gjatë vitit 2024, derisa ishte në pushim vjetor, ka realizuar 63 orë pune jashtë orarit të plotë të punës, me ç’rast ka përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 23.945 denarësh, në dëm të buxhetit të institucionit”, raportoi Policia.

I dyshuari 66 vjeçar B.T. nga Kriva Pallanka, dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Comments are closed

Related Posts