Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali është autorizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues zyrtar për të mbrojtur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjatë procedurës parlamentare në Kuvend.
Sali nga VLEN do të ketë mandat të plotë për të prezantuar dhe arsyetuar para deputetëve dispozitat e propozim-ligjit. Pra, themelohet Trup koordinues qeveritar me në krye zëvendëskryeministrin shqiptar që do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e saj. Kjo nuk ka ndodhur për 22 vite.
Ligji për pëfaqësim të drejtë tashmë ka marrë dritë jeshile duke inkorporuar edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Vjen si pasojë e heqjes së veglës së “balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe i njëjti synon që shqiptarët të kenë përfaqësim të barabartë në institucionet shtetërore ku kanë qenë të nënpërfaqësuar.















Comments are closed