Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Tensione në Kuvend, për pak nuk krisën grushtat. Ja çka ndodhi?
Ballina

Tensione në Kuvend, për pak nuk krisën grushtat. Ja çka ndodhi?

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati tensione gjatë seancës së sotme, ku deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, i drejtoi pyetje ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, lidhur me Ilir Metën, mëson TS.


Nikollovski deklaroi se e ka mik Metën dhe se sipas tij, Shqipëria nuk ka vepruar mirë duke e arrestuar. Pas kësaj, ai replikoi ndaj Snopçes duke përmendur Arben Taravarin dhe një takim me Edi Ramën, duke aluduar nëse ishte kërkuar ndihmë për rastin GJOKA.

Debati u përshkallëzua më tej kur Halil Snopce, akuzoi Nikollovskin se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Nikola Gruevskit dhe se vazhdon të jetë i tillë. Ai gjithashtu pretendoi se Nikollovski është takuar me Gruevskin në Hungari dhe e akuzoi rëndë për korrupsion me fjalët “hajdut”.

Siç mëson TS, pas përplasjes verbale, një deputet i VMRO-DPMNE ka provokuar deputetin e ASH-së, Rijad Shaqirin, çka për pak sa nuk çoi në përplasje fizike.

Comments are closed

Related Posts