Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ligji për përfaqësim të drejtë, Osmani: Me këtë kanë hapur një plagë të re
Lajmi i Fundit

Ligji për përfaqësim të drejtë, Osmani: Me këtë kanë hapur një plagë të re

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë nga Qeveria.

Osmani këtë ligj e quan ligj karikaturë, që siç thotë Osmani balancuesi zëvendësohet me një komision që do të japë raport një herë në vit për përfaqësimin e drejtë.

Statusi i plotë i Bujar Osmanit:

Vazhdojnë provokimet.

Ende pa u tha plaga e gjuhës, të cilën çdo ditë me gisht e me fjalë e gryejnë, ata që kanë urrejtje ndaj gjithçkaje shqipe, sot kan hapur një plagë të re.

Qeveria paska miratuar një ligj karikaturë të Karakamishevës për “përfaqësim të drejtë”, ku balancuesi, që ishte formulë obligative ligjore për garantimin e përfaqësimit të drejtë, zëvendësohet me një komision i cili një herë në vit do të japë raport për përfaqësimin e drejtë.

Provokim pas provokimi.
Deri kur?

Comments are closed

Related Posts