Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Durmishi në Uashington për dialogun strategjik RMV-SHBA: Fokusi te ekonomia
Lajmi i Fundit

Durmishi në Uashington për dialogun strategjik RMV-SHBA: Fokusi te ekonomia

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë sot në Dialogun Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi tregtar dhe partneriteti strategjik, si dhe sfidat dhe mundësitë e reja në fushën e energjisë dhe teknologjisë.

“Gjatë këtij dialogu u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin ekonomik, rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, si një nga aleatët tanë më të rëndësishëm”, njoftoi Ministri Durmishi.

Ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik si kusht për modernizimin e ekonomisë. 

“Fokusi në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik, si dhe në sfidat dhe mundësitë e reja globale, konfirmon përkushtimin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të ekonomisë sonë”, thotë Durmishi.

Ministri Durmishi shtoi se qeveria mbetet e angazhuar për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e huaja dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Dialogu Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut mbulon fusha kyçe si siguria, ekonomia, teknologjia dhe energjia, duke reflektuar thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve aleate.

Maqedonia e Veriut u përfaqësua në nivelin më të lartë, përfshirë edhe Ministrin e Ekonomisë dhe Punës nga radhët e VLEN-it, Besar Durmishin.

Comments are closed

Related Posts