Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ndalohen dy shtetas të huaj në Shkup, filmonin me dron pranë kazermës së “Ilindenit”
Lajmi i Fundit

Ndalohen dy shtetas të huaj në Shkup, filmonin me dron pranë kazermës së “Ilindenit”

Në orët e vona të mbrëmjes në Shkup, pranë kazermës “Ilinden”, policia ndaloi dy shtetas të huaj për përdorim të paautorizuar të një droni.

Incidenti ndodhi më 5 prill 2026, rreth orës 23:05, ku oficerët e policisë nga SPB Shkup vepruan sipas një raporti të mëparshëm. Gjatë ndërhyrjes, u ndaluan A.V.D.B. (50) dhe J.L. (63), të dy shtetas të Holandës.

Sipas informacioneve, ata po filmonin në mënyrë të paautorizuar me një dron, i cili u sekuestrua në vendngjarje, së bashku me sende të tjera që lidhen me rastin.

Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.

Comments are closed

Related Posts