Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • AZIZI-Studentët sot nuk lejuan hipokrizin e atyre që ishin në pushtet 22 vite,VLEN shumë shpejt do ta zgjidh çështjen e tyre
Lajmi i Fundit

AZIZI-Studentët sot nuk lejuan hipokrizin e atyre që ishin në pushtet 22 vite,VLEN shumë shpejt do ta zgjidh çështjen e tyre

Azizi: Studentët sot nuk lejuan hipokrizinë e atyre që ishin në pushtet 22 vite, VLEN shumë shpejt do ta zgjidh çështjen e tyre

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët, të cilët sot protestuan në Shkup. Azizi shkruan se studentët janë zëri i së vërtetës, shpresës dhe ndryshimit.

Aziz gjithashtu thekson se sot studentët nuk lejuan që politikisht të përfitojnë personat që për 22 vite me radhë e lanë problemin e tyre pa zgjidhje.

“Sa shumë e kemi pritur ta dëgjojmë zërin e studentëve. Ata janë zëri i të vërtetës, i shpresës dhe i ndryshimit. Sot, studentët protestuan për një të drejtë të mohuar me dekada si pasojë e dështimit të BDI-së. Një çështje që VLEN do ta zgjidhë shumë shpejt”.

“Edhe pse ne kemi dhënë zotimin për zgjidhje, protesta e tyre nuk është pengesë. Përkundrazi, është forcë. Sa herë i shoh të organizuar, më bëhet zemra mal. Kjo na kujton kohët kur studentët bartnin mbi supe procese të mëdha për dijen dhe dinjitetin”.

“Ndërkohë, ata që për 22 vite e lanë këtë problem pa zgjidhje, sot tentuan të përfitojnë politikisht në emër të studentëve. Por studentët folën qartë: nuk ka vend për hipokrizi. Reagimi i tyre e tregoi vendin e secilit”.

“Ata që shkatërruan arsimin dhe devalvuan universitetet, duhet të turpërohen, e jo të dalin në ballë të protestave. Ne kemi qenë gjithmonë me studentët: dje, sot dhe nesër”, ka shkruar Azizi.

Comments are closed

Related Posts