Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami takon përfaqësuesen e SHBA-së: në fokus politika, decentralizimi dhe sfidat e Tetovës
Lajmi i Fundit

Kasami takon përfaqësuesen e SHBA-së: në fokus politika, decentralizimi dhe sfidat e Tetovës

Kryetari i Bilall Kasami ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes.

Sipas Kasamit, në këtë takim është diskutuar për situatën politike në vend, si dhe për sfidat konkrete me të cilat përballet Tetova dhe pushteti lokal.

Një nga temat kryesore ka qenë decentralizimi i komunave, të cilin Kasami e ka cilësuar si një nevojë thelbësore për funksionimin më efikas të institucioneve lokale dhe për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e koalicionit VLEN, duke e përshkruar si një frymë të re politike që synon përfaqësim më të drejtë, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Kasami ka nënvizuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet kyç për forcimin e institucioneve dhe për zhvillimin demokratik të vendit.

Comments are closed

Related Posts