Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Lajmi i Fundit

Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.

I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.

Comments are closed

Related Posts