Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Strugës, M.Q. (65) nga fsh. Bixhevë, rrethi i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. Më 18.11.2025, në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka marrë vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë, me të cilin e ka emëruar M.J. nga Struga edhe përkundër asaj se ishte në dijeni se nuk ka arsimim përkatës dhe certifikatë përkatëse për njohjen e gjuhës angleze dhe nuk ka plotësuar disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Duke vepruar kështu, ai i ka mundësuar që të realizojë përfitim monetar në bazë të pagës dhe kontributeve si drejtor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë.















Comments are closed