Më datë 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.S. (47) nga Tetova.
Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, babai i tij 76-vjeçar ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij janë viktima të dhunës në familje nga ana e djalit të tyre.
Sipas denoncimit, O.S., në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende në shtëpi dhe ka drejtuar kërcënime serioze për jetën e tyre. Pas privimit nga liria, te O.S. janë matur 2,14 promilë alkool në gjak dhe ai është ndaluar në stacionin policor.















Comments are closed