Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Latif Arifi: Studentët nuk duhet të mbajnë barrën e dështimeve të politikës
Lajmi i Fundit

Latif Arifi: Studentët nuk duhet të mbajnë barrën e dështimeve të politikës

Reagimi i fundit i Latif Arifi vjen në mbështetje të protestës së studentëve në Shkup, të cilën ai e cilëson si të drejtë, të vonuar dhe plotësisht legjitime. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë ta relativizojë apo ta zbehë këtë zë.Megjithatë, Arifi ka kritikuar ashpër Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke e quajtur hipokrizi shfaqjen e saj si mbështetëse e protestave. Ai thekson se kjo parti, për më shumë se dy dekada në pushtet, e ka shndërruar universitetin në instrument partiak dhe ka dështuar të adresojë çështje themelore për studentët.Ndër problemet e përmendura nga Arifi është edhe mungesa e zgjidhjes për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një çështje që sipas tij ka mbetur e pazgjidhur për vite me radhë.“Ata që për 20 vite kanë heshtur apo kanë penguar, sot nuk mund të paraqiten si zë i studentëve,” thekson ai.Në reagimin e tij, Arifi nënvizon se studentët nuk duhet të mbajnë barrën e dështimeve politike dhe meritojnë mbështetje të sinqertë, pa ndikime partiake apo manipulime. Ai apelon që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm dhe të mbetet i lirë nga ndërhyrjet e atyre që, sipas tij, kanë politizuar arsimin ndër vite.

Comments are closed

Related Posts