Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Maldini është kandidati i parë për postin e presidentit të Federatës Italiane
Lajmi i Fundit

Maldini është kandidati i parë për postin e presidentit të Federatës Italiane

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij pasi ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Gravina, i cili e ka drejtuar FIGC që nga viti 2018, ishte thirrur nga ministrat dhe anëtarët e qeverisë italiane të jepte dorëheqjen pas humbjes së Italisë në gjuajtjet e penalltive në ndeshjet eliminatore kundër Bosnjës.

Sipas gazetës sportive “Gazzetta dello Sport”, favoriti për të marrë këtë pozicion është një lavdi e madhe e futbollit italian, Paolo Maldini i cili ka edhe mbështetjen e Ministrit të Sportit të vendit, Andrea Abodi. Duhet theksuar se mbrojtësi veteran 57-vjeçar ishte drejtor teknik i Milanit nga viti 2019 deri në vitin 2023, ndërsa punoi edhe si drejtor zhvillimi.

Comments are closed

Related Posts