Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Barazim dramatik i Shkëndija U19 ndaj Vardarit, shkëlqen Lirijan Xheladini me dy gola
Lajmi i Fundit

Barazim dramatik i Shkëndija U19 ndaj Vardarit, shkëlqen Lirijan Xheladini me dy gola

Gjenerata U19 e Shkëndijës ka zhvilluar sot një ndeshje dramatike ndaj Vardarit nga Shkupi, që në fund u mbyll me barazim 2:2, informon Tetovasot.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Osmani treguan karakter të fortë gjatë gjithë takimit, duke përmbysur dy herë rezultatin. Protagonist i ndeshjes ishte Lirijan Xheladini, i cili realizoi dy gola dhe zhvilloi një paraqitje shumë të mirë ndaj skuadrës nga kryeqyteti.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Bekim Osmani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë ndaj një kundërshtari cilësor. Jam shumë i kënaqur me reagimin e skuadrës, pasi dy herë u gjendëm në disavantazh dhe arritëm të rikthehemi. Kjo tregon karakterin e ekipit. Lirijan Xheladini bëri një ndeshje shumë të mirë, por merita shkon për gjithë skuadrën që luftoi deri në fund. Ky barazim na jep motivim për vazhdimin e kampionatit”, deklaroi Osmani.
Shkëndija U19 me këtë barazim vazhdon serinë e paraqitjeve pozitive, duke dëshmuar formë të mirë në kampionat.

Comments are closed

Related Posts