Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se herët në mëngjesin e sotëm, në ora 02:35, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Koçanit kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar. Arrestimi pasoi një denoncim paraprak sipas të cilit, gjatë ditës së djeshme në Koçan, ai kishte kryer vepra të turpshme (veprime seksuale) ndaj një të mituri tjetër.
Me të miturin është realizuar bisedë zyrtare në prezencë të prindit, avokatit dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale.
Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore.















Comments are closed