Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Sulm izraelit mbi fabrikën petrokimike në Iran: të paktën 5 të vdekur dhe tym i dendshëm nga zjarri
Lajmi i Fundit

Sulm izraelit mbi fabrikën petrokimike në Iran: të paktën 5 të vdekur dhe tym i dendshëm nga zjarri

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite mbi objektet petrokimike në jugperëndim të Iranit, njoftuan sot mediat iraniane.

​Ushtria izraelite njoftoi paraprakisht se të shtunën ka sulmuar Zonën e Veçantë Ekonomike Petrokimike Mahshahr në jugperëndim të Iranit, transmeton Tanjug.
​Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se kompleksi “ishte përdorur për prodhimin e materialeve për eksplozivë, raketa balistike dhe armë të tjera”.
​Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi nga pasojat e sulmeve ajrore mbi një fabrikë petrokimike në jugperëndim të Iranit, ku shihen retë e dendura të tymit nga zjarri, njoftoi Sky News.

Comments are closed

Related Posts