Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qeveria nesër në mbledhje  të jashtëzakonshme, do të korrigjohen akcizat për karburantet
Maqedoni

Qeveria nesër në mbledhje  të jashtëzakonshme, do të korrigjohen akcizat për karburantet

Qeveria ditên e nesêrme në një seancë të jashtëzakonshme do të miratojë sërish masa kundër rritjes së çmimeve të karburanteve. Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në mbledhjen e jashtëzakonshme qeveritare të nesërme do të korrigjohen akcizat për karburantet, ndërsa do të diskutohen edhe masa të tjera për krizën.

“Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe llogaritjet tona tregojnë se nafta do të duhej të shtrenjtohej rreth 7 denarë, ndërsa benzina nga 1,5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i naftës të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh se gradualisht po përfundon zbritja që jep OKTA, do t’i rinisim bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen edhe më tej” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni në vend të lëvizë ndërmjet 4 dhe 5 për qind, duke theksuar se masat e qeverisë kanë për qëllim të parandalojnë përsëritjen e goditjes së çmimeve nga viti 2022.

Comments are closed

Related Posts