Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani iu drejtohet studentëve, ka një mesazh për ta
Maqedoni

Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani iu drejtohet studentëve, ka një mesazh për ta

Të dashur studentë, jeni në të drejtën e plotë për kërkesën tuaj që provimin e jurisprudencës ta jepni në gjuhën shqipe. Gjithashtu, jeni në të drejtën e plotë që të protestoni për kauzën tuaj. Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.

Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj.

Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit “bëhuni bashkë opozitë e pozitë”, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj.

Pavarësisht protestës, ju gjithsesi do ta jepni provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Comments are closed

Related Posts