Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Nis asfaltimi i rrugës në Merovë të Zhelinës, Sejdiu: Punimet po ecin me intensitet
Lajmi i Fundit

Nis asfaltimi i rrugës në Merovë të Zhelinës, Sejdiu: Punimet po ecin me intensitet

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Merovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për banorët e zonës

Ai ka bërë të ditur se personalisht ka dalë në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në rrugën Merovë–Sallarevë, duke theksuar përkushtimin e komunës për realizimin sa më të shpejtë të kësaj faze.

Sejdiu nënvizoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se institucionet lokale janë të angazhuara maksimalisht për përfundimin e fazës së parë të projektit.

Postimi i plotë:

“Sot isha në teren për të vëzhguar punimet e rrugës Merovë-Sallarevë🚧🚜 Punojmë pa ndalur për të përfunuar sa më parë fazën e parë të kësaj rruge të rëndësishme. Vazhdojmë…”, përfundon Sejdiu

Comments are closed

Related Posts