Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • “Për Kosovën”, bashkëlojtari i Mallorcas i jep mbështetje Vedat Muriqit, i cili qan pas golit ndaj Real Madridit
Sporte

“Për Kosovën”, bashkëlojtari i Mallorcas i jep mbështetje Vedat Muriqit, i cili qan pas golit ndaj Real Madridit

Mallorca mori një fitore historike pas plot 14 viteve ndaj Real Madridit.

Protagonisti kryesor ishte Vedat Muriqi i cili nisi të qajë pas golit të minutave shtesë, ku me një goditje të fuqishme e la portierin Andriy Lunin plotësisht të shtangur.

Duke festuar, Muriqi i cili ka kaluar një periudhë të rëndë emocionale këto ditët e fundit, ku u sulmua nga tifozët me akuzimet se “i shiti taktikat” te Turqia nuk arriti t’i ndalë lotët.

Në momentin kur Muriqi ra në gjunjë dhe shihej tepër i emocionuar, afër i erdhi bashkëlojtari Mojica i cili u dëgjua duke bërtitur “Për Kosovën”, që lënë të kuptohet se ky gol ishte vetëm për shtetin tonë.

Ndërkohë, Muriqi edhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, kurse ishte goli i 19-të në La Liga, katër prapa Kylian Mbappes.

Comments are closed

Related Posts