Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Vedat Muriqi fundos Realin Madridin, Mallorca fiton në shtesë
Sporte

Vedat Muriqi fundos Realin Madridin, Mallorca fiton në shtesë

Mallorca ka arritur një fitore historike në shtëpi ndaj Real Madrid, duke i dhënë fund një pritjeje 14-vjeçare.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili shënoi golin vendimtar në minutat shtesë për t’i siguruar ekipit të tij tri pikë shumë të vlefshme. Pas një asistimi nga Joseph, Muriqi u pozicionua në mënyrë perfekte përballë portierit Andriy Lunin dhe realizoi me një goditje të fuqishme në minutën 90+1.

Ky ishte goli i tij i 19-të në këtë sezon të La Liga, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Falë kësaj fitoreje, Mallorcalargohet nga zona e rrezikut, duke grumbulluar 31 pikë.

Në anën tjetër, kjo humbje përbën një hap fals për Real Madridin në garën për titull, duke i hapur rrugë Barcelona që të krijojë një epërsi prej shtatë pikësh nëse arrin fitore ndaj Atletico Madrid.

Comments are closed

Related Posts