Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ngec integrimi në BE? Rama gjen ‘fajtorin’: Opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë. 2030, afat i arsyeshëm nëse…
Politikë

Ngec integrimi në BE? Rama gjen ‘fajtorin’: Opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë. 2030, afat i arsyeshëm nëse…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e mbajtur në njësinë nr.3, se pritshmëritë për integrimin europian të Shqipërisë në 2030  janë të arsyeshme nëse vijon progresi aktual.

Rama theksoi se është shumë e dëmshme kur disa përfaqësues të opozitës, të cilët kanë mundësi të komunikojnë me media dhe grupe parlamentare të huaja, nuk kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre.

“Njerëzit që japin intervista në media të huaja dhe komunikojnë me grupe parlamentare, pavarësisht se përfaqësojnë forca opozitare, nuk e kanë idenë se çfarë dëmi bëjnë dhe nuk u intereson fare. Ata nuk lënë gur pa luajtur për të futur dyshimin te Shqipëria dhe te procesi i integrimit”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Komisioni Europian nuk lejohet të mashtrohet nga këto veprime.

“Komisioni Europian ndjek çdo gjë 24 orë, shtatë ditë në javë. Ka një strukturë të organizuar që mbulon çdo fushë dhe nuk gënjehet dot”, tha kryeministri, duke nënvizuar rëndësinë e një imazhi të qartë dhe të përgjegjshëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Comments are closed

Related Posts