Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Riso, ka shprehur mirënjohjen ndaj Newcastle dhe tifozëve të klubit për mbështetjen që i kanë dhënë mesfushorit italian, por ka konfirmuar gjithashtu interesimin nga klubet më të mëdha të Ligës Premier.
Riso ka bërë të ditur se klienti i tij është në radarët e skuadrave që synojnë titullin në Angli.
“Ai është një kampion; para së gjithash në aspektin njerëzor dhe, për rrjedhojë, edhe në fushë”.
“Ideja ishte ta çonim Sandron në një nivel të lartë; ishte diçka intriguese. Doli të ishte një zgjedhje e fituar edhe pas asaj që ndodhi më pas [pezullimi për baste]. Tifozët e Newcastle dhe klubi janë sjellë në mënyrë të jashtëzakonshme me Sandron, duke e mbështetur në çdo moment”, ka thënë Riso për “Calcio&Finanza”.
Kur u pyet nëse Tonali tashmë është objektiv i klubeve që synojnë titullin në Liga Premier, agjenti u përgjigj:
“Saktësisht, ky ishte qëllimi. Natyrisht, ai është në shënjestër të tyre. Po bën shumë mirë”.















Comments are closed